Flash

Rama takim në minoritetin grek, i ankohen për ish-ministrin e PD-së: Përse e arrestove Spiro Kserën?

Lapsi.al 21 May 2018
Rama takim në minoritetin grek, i ankohen për ish-ministrin e

I pari që ka marrë fjalën nga radha e dropullitëve në takimin me kryeministrin Edi Rama në fshatin Grapsh, ishte një mbështetës i Partisë Demokratike dhe anëtar i Këshillit Bashkiak. Krahas çështjeve të tjera që ai ngriti, ishte edhe arrestimi i Spiro Kserës, ish-ministri i Punës në kohën e qeverisjes së PD-së.

“Arrestimi në mënyrë flagrante i Spiro Kserës ishte provokim. Drejtësia nuk mund të arrestonte një ministër para shtëpisë së tij në Dervician për show mediatik”, tha këshilltari i PD-së.

Ndërkohë që kryeministri Edi Rama i është përgjigjur.

“Qeveria nuk arreston njerëz. Arrestimet i bën prokuroria. Këtë e kam edhe për shumë kënd që duke qenë i dëshpëruar nga shumë vite padrejtësira, ka humbur durimin dhe më drejtohet mua duke thënë pse nuk fut në burg atë pse nuk fut në burg këtë. Në raport me Kserën më vjen shumë keq që e përmend, se unë kam pasur raport miqësor. I jap dorën në çdo rast që të më jepet mundësia. Problemet e tij me tenderat dhe drejtësinë nuk janë problemet e mia, janë probleme individuale të tij që zgjidhen me drejtësinë, jo me propagandë midis meje dhe teje”, i tha Rama.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI