Flash

Rama i shpëton ekzaminimit psiqik, gjykata rrëzon kërkesën e LSI-së

Lapsi.al 21 May 2018
Rama i shpëton ekzaminimit psiqik, gjykata rrëzon kërkesën e

Gjykata e Beratit rrëzoi padinë e ngritur nga LSI kundër Edi Ramës, në të cilën kërkohej ekzaminimi psiqik i shefit të qeverisë. Kërkesa mori shkas nga deklarata e Ramës në fushatën e zgjedhjeve të 25 Qershorit ku ai kërkoi angazhimin e policëve në fushatën e PS dhe më pas kërkoi falje.

Duke marrë shkas nga papërgjegjshmëria e deklaratës së Ramës dhe duke qenë se Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi e njohin nga afër, LSI vendosi të kërkojë ekzaminimin psiqik të kryeministrit, por kërkesa u rrëzua nga gjykata e Beratit.

“Përtej vlerësimit ligjor të sjelljes së Kryeministrit, Lëvizja Socialiste për Integrim, çmon të domosdoshëm kontrollin mjekësor të Kryeministrit, për të verifikuar nëse ai është i aftë mendërisht ose jo, që të kryejë detyrën e Kryeministri pasi dukshëm me këto deklarata ai tregon qartë se nuk është në gjendje të qëndrueshme mendore. Nëse një tronditje e tillë psikike, vjen si pasojë e panikut, prej fuqisë së rritjes së mbështetjes popullore për LSI, sërish nuk është aspak shkak për përjashtim nga përgjegjësia penale dhe politike”, thuhet në dokumentin që i është dorëzuar në prokurori dhe për të cilin LSI-ja ka vënë në dijeni edhe Presidentin dhe selitë diplomatike.

Pak ditë më parë në media doli një foto e vjetër e Edi Ramës, ku muret e shtëpisë së tij në vitin 1992 ishin bojatisur dhe kishin mbishkrime në një mënyrë që shumë menduan se kryeministri ka pasur probleme mendore.

Më poshtë mund të shihni faksimilen e vendimit të gjykatës, për mosnisjen e gjyqit ndaj kryeministrit Edi Rama.

 

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI