Flash

'Me 10 kg mos më hajde, flas për 100 e sipër’, deputeti i PD: Kam pjesë të tjera ku implikohet Agron Xhafaj

Lapsi.al 21 May 2018
'Me 10 kg mos më hajde, flas për 100 e sipër’,

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji, pasi dha dëshminë e tij në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në lidhje me audio-përgjimin e Agron Xhafajt, ka folur edhe për gazetarët.

Teksa u pyet nga gazetarët nga jashtë ambienteve të Prokurorisë, Salianji pohoi se kishte treguar se si i kishte rënë në dorë audio-përgjimi, por që nuk mund të bëhen publike pasi janë pjesë e sekretit hetimor. Po ashtu ai tha se nuk ka besim tek prokuroria, pasi sipas tij ajo është në dorë të Ramës.

“Gjithçka dimë nga rrethanat dhe faktet është se Agron Xhafaj është i përfshirë në aktivitet të paligjshëm kriminal, dhe është një nga bosët e drogës në Shqipëri. Është e qartë si drita e diellit që qeveria është e përfshirë në mbrojtjen e krimit dhe jo të qeverisë. Gjithçka që kishin pyetje, ka të bëjë për hetimin. Por nuk mund të flas për këtë, pasi është pjesë e sekretit hetimor. Ka një deklarim nga gazetari Jetmir Olldashi, i cili më ka sjellë një pjesë të audio-përgjimit, ku Agron Xhafaj bënte pazare droge. Nuk janë akuza politike. Aty dëgjohet zëri i Olldashit, dëshmitarit Albert Veliu, dhe vëllai i Xhafajt, Agron Xhafaj që thoshte; ‘me 10 kg mos më hajde, unë flas për 100 e sipër’. Kam pjesë të tjera të audio-përgjimit ku implikohet Agron Xhafaj”, - tha Salianji.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI