Flash

'Nuk kam motër ta marr për dhëndër drejtorin', Rama në Dropull u përgjigjet shqetësimeve me batuta

Lapsi.al 21 May 2018
'Nuk kam motër ta marr për dhëndër drejtorin',

Kryeministri Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi me banorët e Bashkisë së Dropullit nuk i kurseu batutat. Teksa një nga qytetarët shprehtë shqetësimin e tij për Hipotekat, si dhe për kreun e institucionit të saj, një tjetër banor ndërhyn duke i dalë në mbrojtje drejtorit.

Kaq mjaftoi që Rama të ndërhynte, ndërsa shtoi me humor se nuk i interesonte se si ishte drejtori i Hipotekave, pasi nuk kishte motër që ta merrte për dhëndër.

Banori: Mund të kemi shpresa për më shumë punësim? (Banori flet, ndërsa Rama i thotë disa herë; vazhdo, vazhdo) Kam shqetësim me Hipotekat. Ju ka çuar dhe djali im mesazh.

Rama: Ua kam thënë të gjithëve, shkruani tek portali ‘Shqipëria që duam’

Banori: Siç keni thënë dhe ju; Shqipëria është një nuse e veshur keq.

Rama: Ku i dëgjoni këto shprehjet e mia ju në Dropull?!

Ndërhyn banori tjetër: Drejtori është i mirë...

Rama: Nuk kam motër ta marr për dhëndër drejtorin. As vajzën…S’kemi ardhur për të bërë krushqi për drejtorin. Ai tha mendimin e tij për Hipotekat.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI