Flash

Euro e nis javën në rënie, zbret në 127 lekë

Lapsi.al 21 May 2018
Euro e nis javën në rënie, zbret në 127 lekë

Monedha e përbashkët e ka nisur javën me rënie, duke zbritur në 127.04 lekë, 0.13 lekë më pak se në fund të javës së kaluar, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, duke arritur nivelin më të ulët në më shumë se një javë.

Rënia e euros ditën e sotme lidhet më shumë me nënçmimin e saj në bursat ndërkombëtare. Monedha e përbashkët zbriti në 1.17 dollarë, duke kapur nivelin më të ulët që prej muajit dhjetor. Dollari është rritur në mënyrë surprizë në bursa, duke arritur nivelin m ëtë lartë në pesë muajve, si rrjedhojë e lehtësimit që ka sjellë pezullimi i luftës tregtare mes Kinës dhe SHBA-ve. Euro nga ana tjetër është e dobët për shkak të koalicionit qeveritar populsit në Itali, në një kohë që pritshmëritë për një rritje të interesave nga Banka Qendrore Europiane janë shtyrë për në mes të vitit 2019.

Luhatjet në tregun ndërkombëtar janë reflektuar dhe përmes rritjes së dollarit, i cili kërceu në 108.15 lekë, duke arritur nivelin më të lartë që nga mesi i muajit janar.

Gjithsesi, në dhjetor 2017, kur euro ishte në të njëjtat nivele në bursat ndërkombëtare ndaj dollarit, në tregun e brendshëm ajo këmbehej me 133 lekë, nga 127 lekë që është sot, duke treguar që janë faktorët e brendshëm ato që po shkaktojnë zhvlerësimin afatgjatë të monedhës së përbashkët. Madje në shkurt e mars, kur euro u ngjit në 1.24-1.25 dollarë, në tregun vendas monedha e përbashkët zbriti afër 130 lekëve.

Ekspertët pohojnë se arsyeja kryesore e euros së dobët lidhet me ofertën e lartë për valutë në tregun e brendshëm, përballë kërkesës së dobët. Faktorët mbeten të njëjtë, burimet nga ekonomia informale, që po kanalizohen përmes ndërtimit, të ardhurat nga turistët që këtë vit pritet të jenë më të shumë në numër dhe faktorët e zakonshëm si eksportet, remitancat, pagesat e taksave nga bizneset që i kanë të ardhurat në euro, etj. /monitor

Të këshilluara

Grabitje me armë në Tiranë

Është grabitur një pikë bastesh në Tiranë. Grabitja ka ndodhur në rrugën ‘Irfan Tomini’ në orët e para të mëngjesit, ku një person me armë dhe i maskuar është f...

15:21

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI