Flash

Kapen 86 kg kokainë, arrestohen 4 shqiptarë

Lapsi.al 21 May 2018
Kapen 86 kg kokainë, arrestohen 4 shqiptarë

Një sasi prej 86 kg kokainë është sekuestruar në qytezën spanjolle Benalmaden në Malaga dhe katër shqiptarë janë arrestuar, sipas medieve lokale. Shqiptarët e arrestuar janë të moshës 24, 25, 27 dhe 38 vjeç, por identitetet e tyre nuk bëhen me dije nga mediat lokale. Droga raportohet se u gjet në dy valixhe, brenda një makine.

Arrestimet

Katër shqiptarët ishin në bordin e dy automjeteve, në një prej të cilave ndodhej lënda narkotike, ndërsa mjeti tjetër përdorej për të paralajmëruar prezencë policie.

Mjeti i fundit, një SUV, u ndalua nga një patrullë policie në Benalmadena. Agjentët vunë re se dy personat që ishin në bord, një çift shqiptarësh të moshës 24 dhe 25 vjeç, po përpiqeshin të kontaktojnë telefonat e tyre celularë me palët e treta, sikur të përpiqeshin të paralajmëronin e kontrollit të policisë.

Agjentët arritën të ndalonin edhe automjetin e dytë dhe të identifikonin personat në bord, dy burra të nacionalitetit shqiptar, përkatësisht 27 dhe 38 vjeç, siç raportohet nga Policia spanjolle përmes një deklarate.

Në automjetin e dytë, u gjëtn dy valixhe?: një në bagazh dhe tjetra poshtë sediljes së pasme.

Brenda valixheve u gjetën pako të shumta kokaine me një peshë totale prej 86.20 kg.

Përveç kësaj, të katër të arrestuarit kishin me vete më shumë se 5,900 euro KESH dhe tetë telefona celularë, që iu konfiskuan.

Të këshilluara

Grabitje me armë në Tiranë

Është grabitur një pikë bastesh në Tiranë. Grabitja ka ndodhur në rrugën ‘Irfan Tomini’ në orët e para të mëngjesit, ku një person me armë dhe i maskuar është f...

15:21

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI