Flash

Ku e gjeti zërin e Agron Xhafajt për analizën shkencore? Rama mbetet pa përgjigje

Lapsi.al 21 May 2018
Ku e gjeti zërin e Agron Xhafajt për analizën shkencore? Rama

Edi Rama ka folur në një intervistë në Abcnews se si u bind për të mos e shkarkuar Fatmir Xhafajn nga detyra si Ministër i Brendshëm përmes një analize shkencore të kryer nga një agjensi e huaj. Por kryeministri nuk dha asnjë detaj mbi këtë agjensi dhe për mënyrën si u krye përgjimi. I pyetur nga gazetarja Mirela Milori se si u krahasua zëri i Agron Xhafaj nga kjo agjensi me zërin që është në audiopërgjim, Rama nuk mundi të japë shpjegime apo detaje konkrete, por tha se në këtë çështje janë të përfshira "struktura".

"Eshtë e kotë të insistoj në këtë, sepse në fund të fundit, kjo është fjala e një pale dhe çfarëdo detaji të jap unë, nuk përbën argument për atë që ka dyshime.

Në Vlorë dëshmitari X njihet si një personazh kaq i marrë fund në rrugët e qytetit të kthehet në një hero mediatik. Ka njerëz që e dinë që është farsë, komuniteti në Vlorë e njeh dëshmitarin X dhe janë të skandalizuar si mund të kthehet ky personazh në hero të opozitës, ndërkohë që ka edhe të tjerë që kanë dyshime dhe atyre unë iu them që fjala ime vlen aq sa vlen. Le të presim përfundimin. Çështja do zbardhet. Faji nuk do mbetet jetim" u shpreh Rama, që mohoi të ketë përdorur regjistrimin audio që po përdor prokuroria shqiptare për të bërë të njëjtën analizë, nëse zëri i Agron Xhafajt është në audiopërgjim, ashtu siç pretendon opozita.

Të këshilluara

Kapen 86 kg kokainë, arrestohen 4 shqiptarë

Një sasi prej 86 kg kokainë është sekuestruar në qytezën spanjolle Benalmaden në Malaga dhe katër shqiptarë janë arrestuar, sipas medieve lokale. Shqiptarët e a...

17:28

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI