Flash

Flet Edi Rama: Pse nuk e shkarkoj Xhafën për shkak të të vëllait

Lapsi.al 21 May 2018
Flet Edi Rama: Pse nuk e shkarkoj Xhafën për shkak të të

Kryeministri Edi Rama shprehet i vendosur të mos e largojë ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj pas skandalit të vëllait të tij. Në një intervistë dhënë për gazetaren e Abc News Mirela Milori në Gjirokastër, Rama tha se ministri nuk mban përgjegjësi morale për vëllain e tij.

“Shkarkim për arsye morale? Jetojmë në një sistem ku nga mosha 18 vjeç, “secili berr varet nga këmbët e veta” dhe askush nuk mund të implikohet një vëlla se ka një vëlla.

Në pozicionin e kryeministrit nuk mund të bëj vlerësime bazuar në pretendime. Unë vendimet i marrë në bazë të fakteve. Kur kam bërë zgjedhjen e Xhafës si ministër të brendshëm unë e kam ditur këtë fakt. Akuza ka pasur që në vitin 2002.

Kam kërkuar me urgjencë nga një agjenci e specializuar të di të vërtetën e audiopërgjimit. Nëse do të kishte të dhëna për këtë që “një vëlla është aktiv në këtë aktivitet” e bën të pamundur që vëllai të jetë ministër” – tha Rama. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Kapen 86 kg kokainë, arrestohen 4 shqiptarë

Një sasi prej 86 kg kokainë është sekuestruar në qytezën spanjolle Benalmaden në Malaga dhe katër shqiptarë janë arrestuar, sipas medieve lokale. Shqiptarët e a...

17:28

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI