Flash

Gjendet arma e krimit me të cilën dy autorët vranë Agim Bucin gjatë grabitjes në Kamëz

Lapsi.al 27 April 2018
Gjendet arma e krimit me të cilën dy autorët vranë Agim

Gjendet pistoleta e krimit me të cilën u vra Agim Buci në Kamëz të mërkurën mbrëma. Arma e krimit u gjet nga polumbarët në lumin e Tiranës, pas dëshmisë së njërit prej të ndaluarve që ka pranuar autorësinë e krimit.

Vladimir Kurti 28 vjeç dhe Rushdi Hoda 25 vjeç, me origjinë nga Veriu i Shqipërisë, janë dy të rinjtë që u vunë në pranga si autorë të tentativës së grabitjes që çoi në vdekjen e pronarit të minimarketit, Agim Buci dhe plagosjen e bashkëshortes së tij, Merita Buci. Një skenë tragjike që ndodhi në sy të djalit të çiftit Buci, vetëm 6 vjeç, pasi fëmija ndodhej bashkë në dyqan mbrëmjen e së martës ndërsa prindërit e tij bëhedhin gati të bënin inventarin e ditës dhe të mbyllnin dyqanin.

Autorët, Vladimir Kurti i pajisur me pistoletë, dhe Rushdi Hoda më një thikë në dorë, hynë për të grabitur, por rezistenca e prindërve të frikësuar për jetën e djalit të tyre, doli përtej parashikimeve të tyre. Gjatë përleshjes, autori Vladimir Kurti ka shkrepur armën duke i dhënë një plumb vdekjeprurës në gjoks Agim Bucit, ndërsa një plumb aksidental kapi në këmbë edhe gruan. Autorët u larguan të dy pa marrë asgjë me vete.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI