Flash

Vuçiç: Haradinaj është zëdhënës i Amerikës, thotë çfarë duan ata

Lapsi.al 27 April 2018
Vuçiç: Haradinaj është zëdhënës i

Beogradi asnjëherë nuk do të heqë dorë nga negociatat me Prishtinën, por nuk mund të jetë rob, të ketë frikë dhe për këtë shkak të pranojë dhe që të mos marrë asgjë si kundërshpërblim. Kështu e citojnë mediat e Beogradit të ketë thënë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç

Vuçiç konsideron se problem i dorës së parë dhe themelor në negociata është fakti se kemi punë me njerëz, me fuqi, për të cilët pavarësia e Kosovës është punë e kryer.

Sipas tij, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është vetëm zëdhënës, “madje as i Kosovës as i ideve shqiptare, por para së gjithash i asaj që duan ta zbatojnë amerikanët”.

“Ja, të mos harrojmë se sa trim do të ishte realisht Haradinaj po të mos i qëndronte pas pa dyshim “kopili” më i madh i botës, ai që na ka mundur më 1999, ai dhe jo Haradinaj, i cili është autor dhe realizator i pavarësisë së Kosovës”, është shprehur Vuçiç. “Nga ana tjetër kryesisht jemi të vetmuar”, është shprehur ai. “Por kjo nuk do të thotë se jemi pa miq në botë, Rusia e Kina gjithsesi janë ndër ta, por këtu, në këtë terren, në këto negociata, ne pjesën më të madhe të saj duhet ta bëjmë vetë...” është shprehur ai.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI