Flash

Raporti i 'Reporterë pa Kufij', PD me projekt-rezolutë në Kuvend kundër fjalorit fyes të Ramës

Lapsi.al 27 April 2018
Raporti i 'Reporterë pa Kufij', PD me projekt-rezolutë

Pas raportit të “Reporterë pa kufij” për lirinë e medias në Shqipërisë, ka reaguar deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi. Në cilësinë e kryetares së Komisionit të Medias, gjatë një deklarate për mediat Vokshi tha se media në Shqipërisë është e censuruar.

Duke akuzuar kryeministrin Rama për qëndrim fyes ndaj gazetarëve, deputetja Vokshi tha se është hartuar tashmë një projekt-rezolutë në mbrojtje të tyre, e cila sipas saj, do të garantojnë lirinë e shtypit dhe liri profesionale.

Përshëndes qëndrimin e organizatës “Reporterët pa kufij” për lirinë e medias. “Reporterët pa kufij” tha të vërtetën e rëndë për gjendjen e medias në Shqipëri. Censurën, rritjen e armiqësisë, e nxitur kjo nga vetë kryeministri Rama. Raporti veçon sjelljen e kryeministrit me sulmet e vazhdueshëm ndaj gazetarëve duke i quajtur ata sharlatanë edhe injorantë. Raporti përforcon shqetësimet e ngritura edhe nga DASH ku u denoncuar kapje e medias për interesa të qeverisë. Edhe në progres-raportin e KE flitet për probleme me lirinë e shtypit. Në cilësinë e kryetares së Komisionit të Medias kemi iniciuar hartimin e një projekt-rezolutë kundër gjuhës fyese të kryeministrit Rama ndaj gazetarëve. Miratimi në Parlament i kësaj rezolutë në mbrojtje të gazetarëve është shumë i rëndësishëm për të inkurajuar lirinë e shtypit dhe një liri profesionale që do të ndihmonte në luftimin e korrupsionit, të ushqyera nga vetë kryeministri përveç marrëveshjeve të fshehura dhe interesave klienteliste”, - tha Vokshi.

 

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI