Flash

Task Force e OSHEE kontrolle në Tiranë, arreston 10 abonentë që vidhnin energjinë

Lapsi.al 27 April 2018
Task Force e OSHEE kontrolle në Tiranë, arreston 10 abonentë

Njësia Task Force e OSHEE në Tiranë zhvilloi ditet e fundit disa kontrolle të imtësishme bazuar mbi informacione të marra në rrugë operative, mbi abonentët që vidhnin energjinë elektrike. Aksioni u krye ne zonën e Kamzës dhe Don Boskos, nga ku u kapën në flagrancë 10 shtetas në kundërshtim me ligjin dhe kodin penal.

Nga procerverbalet e plotësuara, në prani të oficerit te policise gjyqesore, mesohet se 3 shtetas konsumonin energjine pa patur kontratë me OSHEE (pra, vjedhje e hapur), 3 të tjere furnizoheshin me lidhje të paligjshme (pas ndërprerjes si debitore), dhe 4 te tjeret kishin nderhyre ne mates duke manipuluar të dhënat (ulje e konsumit).

Shtetasit:

Muhamet A

Halim A

Marash M

Emazije H

Xhelal L

Rakip T

Shpetim H

Franc R

Bashkim T

Zenepe G

Të 10 shtetasit, kryesisht nga Kamza, në bazë të provave materiale dhe filmike, janë proceduar penalisht dhe shoqeruar në komisariatet përkatese të Policisë së Shtetit per hetime të mëtejshme nga prokuroria.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI