Flash

Detajet e krimit horror në Shkodër, policia e gjen të masakruar 59-vjeçaren

Lapsi.al 27 April 2018
Detajet e krimit horror në Shkodër, policia e gjen të masakruar

Si një skenë horror mund të përshkruhet vrasja e 59-vjeçares, Suzana Shemuni në Shkodër. Sipas policisë, 69-vjeçari me të cilin ajo bashkëjetonte prej 3 vitesh, kishte kryer një masakër tek partnerja e tij. Ai e ka goditur me çekiç në kokë viktimën duke i shembur pjesën më të madhe me një mjet të fortë që përdoret nga hekur thyesit. Suzana Shemuni ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

E sinjalizuar në mënyrë operative, efektivë të policisë së Shkodrës menjëherë kanë shkuar në vendngjarje duke konstatuar masakrën e bërë. Pas krimit të rëndë autori Bashkim Teli e la trupin e pajetë të bashkëjetueses në banesë dhe nxitoi të arratiset.

Por pak minuta pasi doli nga pallati, 69-vjeçari u arrestua nga policia diku pranë banesës. Ai nuk ka bërë rezistencë ndërsa policia i ka vënë prangat dhe e ka dërguar në komisariat.

Mësohet se në dëshminë e tij në polici Teli ka treguar qetësi teksa ka rrëfyer se e goditi bashkëjetuesen me mjetin e fortë pas një debati të çastit. Teli dhe Shemuni kishin pasur martesa të mëparshme dhe prej 3 vitesh provuan një bashkëjetesë, e cila u kthye në një tragjedi për 59-vjeçaren.

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI