Flash

Përdhunoi dhe la shtatzanë 15-vjeçaren, vajza mbron babain e saj: Nuk e ka ditur moshën

Lapsi.al 27 April 2018
Përdhunoi dhe la shtatzanë 15-vjeçaren, vajza mbron babain e

Ligor Bibës nga fshati Velçan i Pogradecit, akuzohet se ka përdhunuar duke e lenë shtatzënë një 15-vjëçare nga po ky fshat. Ishte analiza e ADN-së ajo që e faktoi atësinë Bibës. Ndërkohë në mbrojtje të Ligor Bibës ka dalë vajza e tij, e cila ka telefonuar live gjatë emisionit “Me zemër të hapur” në News24.

Ajo është shprehur se në asnjë moment nuk ka pranuar se familja e saj kishte kërcënuar vajzën dhe familjen e saj. Ajo duke mbrojtur të atin bëri të ditur se nuk e ka ditur moshën e 15-vjeçares dhe për më tepër se marrëdhënia mes tyre nuk ka qenë me dhunë.

“Nuk është asgjë e vërtetë. Deri ditën që e kanë arrestuar babain ka qenë në shtëpinë time vajza dhe babai i saj. Nuk është me dhunë ajo gjë. Babai nuk e ka ditur moshën, sepse jetonte në emigrim. Nuk kemi vajtur fare, jo më t’i kemi kërcënuar. Do vijë momenti do flasë. Kërkoj drejtësinë e babait tim” – është shprehur ajo.

Mirëpo, deklarimi i saj është hedhur poshtë nga vetë vajza që ka lindur fëmijën e babait të saj, e cila u shpreh se Ligori e ka ditur moshën, pasi mbesa e tij ishte në klasë me të.

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI