Flash

Historia veç me tri shkronja

Atje, në Hagë, pritet vendimi gjyqësor për katër Çlirimtarët. Këtu, në Shqipëri, një popull i tër...

13:09 Mirjon Brahimllari

Rama nga Gjermania: I kemi përmbushur detyrimet, jo 'kokë turku' i politikave të brendshme të BE-së

Lapsi.al 25 April 2018
Rama nga Gjermania: I kemi përmbushur detyrimet, jo 'kokë

Kryeministri Edi Rama thotë se rekomandimi i Komisionit Europian për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë nuk duhet lexuar si hapje e negociatave.

Në një intervistë për DW nga Gjermania, ku ndodhet për një vizitë dyditore, Rama këmbëngul se Shqipëria ka përmbushur detyrimet e saj, por nuk përjashton ndonjë surprizë të pakëndshme, që thotë se lidhet më shumë me qëndrimet politike sesa progresin e Shqipërisë.

Rekomandimi nuk është për t’u marrë si i mirëqenë. Ne kemi marrë rekomandimin e qartë dhe pa kushte nga Komisioni Europian dhe kjo nënkupton se kemi përmbushur të gjitha detyrimet. Por, tashmë vendimmarrja është e bazuar në gjykimin politik dhe në këtë gjykim ka gjithmonë luftë, këndvështrime dhe interesa të ndryshme. Do të shpresoja që Shqipëria të mos bëhej peng e asnjë dinamike të brendshme politike dhe të mos përdoret si një “kokë turku” për të avancuar axhenda që nuk kanë të bëjnë aspak me atë që ne kemi bërë”, - tha ai.

Rama u pyet edhe në lidhje me qëndrimin e deputetit të Bundestagut, Gunther Krichbaum.

Po ta shohim nga këndvështrimi i hyrjes në një fazë të re tani, progresi është mjaftueshëm. Po ta shohim si anëtarë, jam dakord me zotërinë (Gunther Krichbaum) se kemi shumë për të bërë. Kjo ka të bëjë me nisjen e një pune të madhe për të qenë të përgatitur”, - shtoi ai.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI