Flash

Komplimenti i Ramës për Angela Merkel: Ndjehem si një pelegrin që po takon Papën!

Lapsi.al 25 April 2018
Komplimenti i Ramës për Angela Merkel: Ndjehem si një pelegrin

Para se të takohet me Angela Merkelin në Berlin, Edi Rama i ka dërguar një kompliment përmes një interviste për mediat gjermane. Kryeministri shqiptar Edi Rama e krahason kancelaren gjermane me Papën, ndërsa veten e tij me një pelegrin katolik.

“Angela Merkel është një kampione evropiane. I gjithë rajoni i Ballkanit ka shumë shpresë tek ajo. Pra, është normale që çdo shef qeverie në Ballkan që shkon në Berlin të ndihet pak si pelegrin që dëshiron të takohet me Papën”, ka thënë Rama në intervistën për RND.

Më pas ka vazhduar duke folur për qëllimin e vizitës në Berlin dhe pritshmëritë për votën pro të Gjermanisë për çeljen e negociatave.

“Ne dëshirojmë të bëhemi anëtarë që sot”, tha Kryeministri i Shqipërisë për RND. Deklaratat publike që ka bërë deputeti Krichbaum para vizitës së Ramës nuk kanë qenë aq shpresëdhënëse për Shqipërinë.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI