Flash

Ç'po ndodh me protestën pas 6 javësh/ Pjesëmarrja, përplasjet, lodhja dhe qëndresa

Në javën e gjashtë, protesta kundër projektit në Pishë Poro-Nartë hyn në një fazë më të lodhur, por më të ashpër: pjesëmarrja luhatet, kërkesat politike bëhen më të dukshme, çështja rikthehet në Parlamentin Europian, ndërsa tensionet me policinë dhe dilemat për mënyrën si duhet të vazhdojë lëvizja e bëjnë sheshin më të brishtë, por ende të pranishëm.

21:56

Vlahutin në krah të PD dhe LSI: Shqipëria progres në 4 pika, problem dënimet dhe korrupsioni

Lapsi.al 25 April 2018
Vlahutin në krah të PD dhe LSI: Shqipëria progres në 4 pika,

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin lexon katër pika të progres-raportit të Komisionit ku vlerësohet Shqipëria. Vlahutin është shprehur se vendi ynë shihet si një model për procesin e Vettingut në rajon. Po ashtu Ajo ka folur edhe për marrëveshjen e 17 majit mes Bashës dhe Ramës, marrëveshje të cilën e cilësoi si një tejkalim të polarizimit politik në vend.

Shqipëria shihet si model në rajon për procesin në vazhdim të Vettingut, së dyti për lëvizjet që janë bërë kur bëhet fjalë për sundimin e ligjit, së treti, marrëveshja 17 majit tregoi që polarizimi politik mund të tejkalohet në kohë kritike për vendin dhe së katërti përparimi i bisedimeve dypalëshe me Greqinë”, - tha ajo.

Duke folur në Komisionin e Integrimit, kryediplomatja e BE-së në Tiranë thotë se reformat dhe thellimi i tyre duhet të vazhdojë. Megjithatë, ambasadorja paralajmëroi se sfidat që mbeten përpara janë akoma më të mëdha. Ajo përmendi zbatimin e ligjit antimafia, një ligj për financimin e partive politike, por kryesore mbetet ndëshkimi i korrupsionit në nivele të larta.

Numri i ndjekjeve penale mbetet ende i ulët dhe kjo duhet të përmirësohet dhe kjo do të ndodhë kur të kemi SPAK-un dhe kur një pjesë e gjyqësorit të jetë rivlerësuar. Komisioni do të shohë me kujdes ndjekjet penale dhe dënimet për korrupsionin dhe kjo do të kërkojë një përpjekje të madhe”, - deklaroi Vlahutin.

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi me satelitë/ New York Times nxjerr zbuluar kantierin në Zvërnec

Si për të përgënjështruar Edi Ramën, që premtoi se nuk do punohet në Zvërnec derisa të përfundojë analiza mjedisore, New York Times analizoi pamjet me satelit dhe tregoi sot dëmin që resorti luksoz i Kushner&Co, mund t’u shkaktojë habitateve natyrore të brishta. Lapsi.al e sjell në shqip më poshtë videon dhe tekstin e New York Times.

15:04

Me sytë katër

PAPARAZZI