Flash

Lajm i keq për shqiptarët që duan të marrin kredi, pritet të rriten interesat

Lapsi.al 25 April 2018
Lajm i keq për shqiptarët që duan të marrin kredi, pritet

Në tre muajt e parë të vitit, standardet e kredisë si për qytetarët, edhe për biznesin, janë shtrënguar. Pavarësisht se kërkesa për hua ka qenë e lartë, kushtet për të marrë kredi për shtëpi apo kredi konsumatore kanë qenë më të vështira.

Të dhënat jepen nga Banka e Shqipërisë në raportin e vrojtimit të aktivitet kreditues për 3 muajt e parë të 2018. Në analizën e Bankës së Shqipërisë, theksohet se edhe për 3-mujorin e dytë e vitit kushtet e kredisë për shtëpi dhe konsum do të vazhdojnë të jenë të shtrënguara. Bankat presin që për 3-mujorin e dytë të ketë rënie të aktivitetit kreditues, si dhe rritje të interesave si për huan në lekë dhe valutë.

Kërkesa për kredi pritet të jetë në rritje edhe në tremujorin e ardhshëm. Sipas raportit të vrojtimit, faktorët me ndikim shtrëngues në standardet e kredisë për biznese ishin problemet specifike të sektorit, ku vepron biznesi, perceptimi i bankave mbi situatën makroekonomike, kreditë me probleme, si edhe mjaftueshmëria e kapitalit. Ndërsa konkurrenca në tregun bankar rezultoi si faktori i vetëm me ndikim pozitiv në lehtësimin e standardeve të kredisë për bizneset gjatë këtij tremujori.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI