Flash

Sherr i përgjakshëm me shufra hekuri dhe sëpata, tre të plagosur

Lapsi.al 24 April 2018
Sherr i përgjakshëm me shufra hekuri dhe sëpata, tre të

Tre persona janë plagosur në rrahjen para një lavazh në Tetovë, ku u përdorën edhe shufra hekuri dhe sëpata. Sipas policisë, incidentin e raportoi një i punësuar në lavazh në rrugën Bllagoja Toska në Tetovë. Sipas tij, gjatë ditës së djeshme rreth orës 13 e 30 minuta, ndërsa ishte para lavazhit bashkë me kushëririn e tij me inicialet M.I., me automjet kaloi personi me inicialet C.D, 51 vjeç nga Zhelina, me të cilin edhe më herët kishin mosmarrëveshje.

C.D. nga makina drejtoi sharje ndaj M.I., pastaj doli nga makina dhe me një shufër hekuri e sulmoi dhe e goditi në anën e majtë të kokës. Në qërimin fizik të hesapeve u përfshi edhe kushëriri i M.I, i cili me sopatë goditi C.D. disa herë në kokë dhe pjesë të trupit. Ata u ndanë nga kalimtarë të rastit, kurse C.D. me makinë të Ndihmës së Shpejtë u dërgua në Spitalin Klinik të Tetovës.

Te kushërinjtë M.I dhe M.I. u konstatuan dëmtime në fytyrë dhe duar. Po merren masa për zbardhjen e rastit./Tetova News

Të këshilluara

Aksident në Fushë Krujë, dy të plagosur

Pas aksidentit me pasojë vdekjen në Shkodër, një tjetër aksident ka ndodhur sot pasdite në Fushë Krujë. Nga të dhënat e para mësohet se janë përplasur dy traile...

19:04

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI