Flash

Vendimi i AKEP, ofertat e kompanive celulare nuk do të zgjasin 28 ditë

Lapsi.al 25 April 2018
Vendimi i AKEP, ofertat e kompanive celulare nuk do të zgjasin 28 ditë

Nga 1 qershori i 2018-s, kompanitë celulare në vend duhet të kthejnë kohëzgjatjen e vlefshmërisë së paketave tarifore celulare me parapagim nga 28 ditë në 30 ditë.

AKEP  ka urdhëruar kompanitë celulare për vlerësimin e ndryshimit të kohëzgjatjes së vlefshmërisë së paketave tarifore celulare me parapagim nga 28 ditë rikthimin e paketave mujore 30 ditë.

Ky proces u realizua nga AKEP, në bashkëpunim me Autoritetin e Konkurrencës dhe rivendosja e kohëzgjatjes së vlefshmërisë së paketave tarifore celulare me parapagim nga 28 ditë, në mujore, siguron aplikimin e tarifave për shërbimet e ofruara në përputhje me ligjin nr. 9918, datë 19.05.2008 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar, si dhe garanton trajtimin e barabartë të pajtimtarëve, sipas njoftimit zyrtar të AKEP.

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka bërë një vlerësim të efektit financiar në dëm të konsumatorëve nga ndryshimi i kohëzgjatjes së paketave. Sipas kësaj analize, ka rezultuar se qytetarët faturoheshin 869 lekë më shumë.

“Duke analizuar efektin financiar të ndryshimit të periudhës së faturimit nga 30-ditore në 28-ditore, rezulton se ndryshimi i afatit në paketat tarifore standarde me parapagim nga 30-ditore në 28-ditore nga operatorët e shërbimeve mobile ka sjellë efekte te përdoruesit, të cilët kryejnë rimbushje në mënyrë të vazhdueshme përgjatë periudhës vjetore, pa përjashtuar edhe efektet që mund të shkaktohen te përdoruesit e tjerë të shërbimeve me parapagesë të këtyre paketave.

Po të marrim si shembull rimbushjen e një pakete shërbimi bundle me vlerë 1,000 lekë, nëse në rastin e faturimit 30-ditor përdoruesi do të paguante 12,167 lekë në vit, me ndryshimin e ri, tashmë ai do të faturohet 13,075 lekë në vit, pra, rreth 869 lekë më shumë”, citohet në vendimin e AKEP.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI