Flash

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zbardh vendimin pse shkarkoi gjyqtarin Fatos Lulo

Lapsi.al 25 April 2018
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zbardh vendimin pse shkarkoi gjyqtarin Fatos

Fatos Lulo, ish-gjyqtari i Kushtetueses, u shkarkua nga Vettingu pasi nuk justifikoi pasurinë e tij prej 480 mijë dollarë dhe një shtëpinë në Kanada. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi në 23 mars të largojë Lulon nga sistemi i drejtësisë me argumentin se të ardhurat e tij të ligjshme nga puna si gjyqtar nuk mbulojnë pasuritë e vëna.

Një muaj më pas KPK ka zbardhur vendimin e tre komisionerëve Genta Tafa, Brunilda Bekteshi dhe Etleda Çiftja, ku argumentohen arsyet pse Fatos Lulo përjashtohet nga sistemi i drejtësisë.

Në vendimin prej 23 faqe, KPK thekson se "në përfundim të procesit të rivlerësimit për Lulon, vetëm për kriterin e vlerësimit të pasurisë, referuar analizës për pasuritë dhe të ardhurat, konkludon që gjyqtarit t'i jepet masë disiplinore e shkarkimit nga detyra".

Avokati i Fatos Lulos ka paralajmëruar ankimimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI