Flash

Bllokohet hetimi në parlament për Tahirin, deputetëve nuk i jepet çertifikatë sigurie

Lapsi.al 25 April 2018
Bllokohet hetimi në parlament për Tahirin, deputetëve nuk i jepet

Për 6 javësh në komisionin hetimor “Tahiri”, nuk është bërë asnjë veprim I rëndësishëm hetimor, thonë deputetët e PD-së, sepse asnjëri prej tyre nuk është pajisur me çeritfikatë sigurie. Për këtë bllokim, thotë Enkelejd Alibeaj, anëtar i Komisionit është fajtor direkt kryeministri Edi Rama.

“Me një urdhër të paligjshëm, Edi Rama ka urdhëruar Drejtorinë e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK), që të vonojë dhe bllokojë pajisjen me çertifikatë sigurie të deputetëve të opozitës në Komision. Pa asnjë arsye ligjore, Drejtoria, nën varësinë direkte të Ramës, ka refuzuar zyrtarisht edhe pajisjen tonë me çertifikatë provizore sigurie, pavarësisht se kjo është një praktikë normale punë e DSIK-së dhe që jepet brenda ditës‎” tha Alibeaj në një konferencë për shtyp në PD.

Paradoksalisht, çertifikata që i mohohet deputetëve të opozitës, i është dhënë jo vetëm Saimir Tahirit, por edhe ish shefave të policisë që janë shpallur në kërkim për të njëjtën vepër penale si ish ministri, trafik ndërkombëtar droge.

Alibeaj tha se institucione të ndryshme kanë sjellë në komision dokumenta që deputetët ende nuk po i shqyrtojnë dot. “Edi Rama nuk e shpëton dot Saimir Tahirin! Siç thotë sot gazeta gjermane Die Welt, “Tahiri është një nga ato raste që prishin dhe përcaktojnë imazhin e Shqipërisë në pjesën tjetër të Europës” u shpreh Alibeaj.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI