Flash

VIDEO/ Tom Doshi i bërtet në parlament, Rama ndryshon temë menjëherë

Lapsi.al 19 April 2018
VIDEO/ Tom Doshi i bërtet në parlament, Rama ndryshon temë

Edi Rama ishte duke folur për çlirimin e drejtësisë nga të korruptuarit, për ndëshkimin e prokurorëve dhe gjykatësve të korruptuar dhe për ndëshkimin e politikanëve të korruptuar, kur nga salla e parlamentit u dëgjua thirrja e Tom Doshit: "Po ti a do ta bash vetingun?".

Në videon më poshtë, shkëputur nga fjalimi i Edi Ramës në parlament dallohet që kryeministri menjëherë ndryshon temën e fjalimit, duke kaluar tek ekonomia, si shpëtim për sulmin e deputetit shkodran.

"Nga ana tjetër është me fort rëndësi të theksohet se në këtë fazë të re siç ka ndodhur me të gjitha vendet, vendi fiton një fuqi të re tërheqëse në aspektin e zhvillimit ekonomik" vazhdoi të thotë Rama pas pyetjes që i drejtoi Tom Doshi. U duk se kryeministri kaloi në retorikën për nxitjen e investimeve të huaja, rritjen e punësimit etj, kur pa si u acarua Doshi, kur ai fliste për të korruptuarit.

Pak ditë më parë Tom Doshi, një mbështetës i hershëm i Edi Ramës u shpall "non grata" nga ambasada amerikane pasi Departamenti i Shtetit pretendon se ka të dhëna për përfshirjen e tij në çështje të mëdha korrupsioni. Acarimi i deputetit shkodran, mund të interpretohet si shenjë se Tom Doshi fajëson Edi Ramën për këtë vendim të ambasadës amerikane.

Video më poshtë:

https://www.youtube.com/watch?v=Pko1VbWTfOc&feature=youtu.be

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI