Flash

Detajet/ Si u kap në Kosovë vrasësi i Mario Majollarit

Lapsi.al 19 April 2018
Detajet/ Si u kap në Kosovë vrasësi i Mario Majollarit

Policia e Kosovës ka vënë në pranga ditën e djeshme autorin e dyshuar të vrasjes së Mario Majollarit pak ditë më parë në Tiranë.

Sipas infromacioneve mësohet se policia e Kosovës bënë me dije se kanë arrestuar Kastriot Gjuzin, i cili ishte shpallur në kërkim nga policia shqiptare për vrasjen e 28-vjeçarit, afër banesës së tij në zonën e ish-Kinostudios në Tiranë.

Policia e Kosovës e ka arrestuar Gjuzin teksa ka tentuar që të futet në Kosovë, përmes pikës kufitare të Vërmicës.

Po ashtu bëhet me dije se Kastriot Gjuzi ka tentuar që të kalojë për në Kosovë përmes malit, për të shmangur arrestimin nga policia.

Por, policia Kufitare e Kosovës, duke monitoruar zonën kufitar, ka mundur që të dalloj me anë të dylbive Kastrito Gjuzin, i cili ishte nisur për në fshatin Vërmicë.

Ai është ndaluar për kontroll nga policia e Kosovës dhe i është kërkuar një mjet identifikimi.

Ka qenë karta e identitetit, e cila ka zbuluar se Policia e Kosovës nuk kishte të bënte me një person të thjeshtë që po kalonte kufirin ilegalisht, por me autorin e vrasjes së Mario Majollarit.

Pasi është arrestuar, policia e Kosovës e ka dorëzuar atë tek autoritetet shqiptare.

Menjëherë pas ngjarjes së nodhur me 12 Prill, policia nisi hetimet mbi motivet e vrasjes dhe si pistë e parë ishte ajo e gjakmarrjes për shkak të dy vrasjeve që i ati i Majollarit kishte kryer në vitin 2000./Ekspress

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI