Flash

Rama akuza opozitës: E pafalshme që ushqeni me baltë forcat që janë kundër zgjerimit të BE

Lapsi.al 19 April 2018
Rama akuza opozitës: E pafalshme që ushqeni me baltë forcat

Kryeministri Edi Rama nuk ka lënë pa sulmuar opozitën sot nga foltorja e Kuvendit, teksa duke folur për rekomandimin e KE për çeljen e negociatave të vendit tonë me BE, akuzoi opozitën se ka transportuar baltën, fjalorin dhe sherrin e brendshëm politik në vendet e BE, duke folur kundër Shqipërisë.

“Është e pafalshme që qoftë edhe një person që ka mundësinë të komunikojë në BE ti bashkohet këtyre individëve dhe forcave duke ushqyer me baltën e prodhuar në vend, ato forca që janë kundër zgjerimit të BE. 48 orë më parë, kjo ka ndodhur në Berlin, e do të vazhdojë të ndodhë deri në sekondën e fundit dhe që e bën të sekëlldisshme marrëdhënien me opozitën, e cila është larg së qeni aq e pjekur për të qenë në lartësinë e këtij momenti ku çdo shqiptar që ka mundësi të thotë një fjalë për vendin në gjuhë të huaj të thotë fjalën e duhur në shërbim të vendit të vend. Opozita në rastin më të mirë të mos flasë kundër vendit, e në rastin ideal të bashkohet me ne në këtë përpjekje, rruga e anëtarësimit është e gjatë, duhet kontributi i të gjithëve.”- tha Rama.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI