Flash

Shpërthim me tritol në minierën e Klosit, vdes minatori

Lapsi.al 13 April 2018
Shpërthim me tritol në minierën e Klosit, vdes minatori

Një minator ka gjetur vdekjen në minierën e Klosit pas shpërblimit të lëndëve eksplozive. Policia lokale bën me dije se viktima është shtetasi P.M, 57 vjeç. Për rastin janë arrestuar tre persona, dy zjarrmëtar dhe tekniku i minierës.

Në pranga përfunduan: Ilia Alliu, 47 vjeç, banues në Bulqizë. (me detyrë teknik miniere), Petrit Kaca, 36 vjeç, banues në Burrel. (me detyrë zjarrmëtar), si dhe Ilmi Xhiherri , 49 vjeç, banues në Klos. (me detyrë zjarrmëtar)

"Arrestimi i këtyre tre shtetasve u bë pasi me datë 12.04.2018 , në vendin e quajtur "Lugu i Madh", galerinë nr 4, të subjektit Minerar “DEMA - PATIN”sh p k , në Klos , gjatë punës në galeri është aksidentuar dhe ka gjetur vdekjen nga shpërthimi i lëndëve eksplozive, punëtori P.M, 57 vjeç", sqaron policia lokale.

Të gjitha veprimet janë kryer nën drejtimin e Prokurorit të Gatshëm Mat. Materialet procedurale do t'i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Mat.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ndryshime në kabinetin qeveritar

Teksa pritet asambleja e PS-së të shtunën, ku mund të ketë edhe ndryshime në kabinetin qeveritar, sot ka pasur një lëvi...

18:15

Me sytë katër

PAPARAZZI