Flash

Vdekja e minatorit në Klos, arrestohen dy zjarrmëtarët dhe tekniku

Lapsi.al 13 April 2018
Vdekja e minatorit në Klos, arrestohen dy zjarrmëtarët dhe

Policia e Matit ka arrestuar tre persona, pas vdekjes së një punëtori në një minierë kromi në Klos pak ditë më parë. Policia ka arrestuar dy zjarrmëtarët dhe teknikun e minierës, pasi akuzohen për veprën penale “Shkelje e rregullave mbi lëndët plasëse djegëse dhe radioaktive”.

Në pranga u vendosën:

Ilia Alliu, 47 vjeç, banues në Bulqizë. (teknik miniere)

Petrit Kaca, 36 vjeç, banues në Burrel. (zjarrmëtar)

Ilmi Xhiherri, 49 vjeç, banues në Klos. (zjarrmëtar)

Arrestimi i këtyre tre shtetasve u bë pasi me datë 12.04.2018, në vendin e quajtur “Lugu i Madh”, galerinë nr 4, të nje subjekti minerar në Klos, gjatë punës në galeri është aksidentuar dhe ka gjetur vdekjen nga shpërthimi i lëndëve eksplozive, punonjësi P.M, 57 vjeç.

Të gjitha veprimet janë kryer nën drejtimin e Prokurorit të Gatshëm Mat.

Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Mat , për veprën penale “Shkelje e rregullave mbi lëndët plasëse djegëse dhe radioaktive”, në ngarkim të shtetasve P.Kaca, dhe I.Xhiherri, dhe për veprat penale Shkelje e rregullave mbi lëndët plasëse djegëse dhe radioaktive”, ” Shkelje e rregullave të mbrojties në punë”, në ngarkim të shtetasit I.Alliu, parashikuar nga nenet 282/2, 289/1, të Kodit Penal.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ndryshime në kabinetin qeveritar

Teksa pritet asambleja e PS-së të shtunën, ku mund të ketë edhe ndryshime në kabinetin qeveritar, sot ka pasur një lëvi...

18:15

Me sytë katër

PAPARAZZI