Flash

"Largohuni shpejt se do na qëllojnë!" Si shpëtuan të "fortët" e Fierit nga vdekja (VIDEO)

Lapsi.al 13 April 2018
"Largohuni shpejt se do na qëllojnë!" Si shpëtuan

Autorët e sulmit të para tri ditëve në Fier ende nuk janë kapur, por ABC News mësoi se si shpëtuan Boriqajt.

Gjatë dëshmisë së tij në polici, nipi i pronarëve të lokalit, i cili është kamarier, tregoi se para se të qëllohej ai vërejti lëvizje të dyshimta. Sulmi ndaj Boriqëve në Fier, të njohur edhe si fis të fortësh dështoi për shkak se nipi i pronarëve pa atentatorët. Kamarier te dajat, ai bërtiti: “Largohuni se do na qëllojnë”, “do na vrasin”.

Ky ka qenë momenti kur dy vëllezërit Boriqi dhe klientët u fshehën ne ambientet e brendshme të lokalit, duke u shmangur nga rrezja e plumbave. 20 plumba automatiku u derdhën mbi fasadën e barit, por për fat nuk pati të lënduar. Autorët u larguan me shpejtësi dhe braktisën mjetin në periferi të qytetit. Policia nuk ka zbardhur ende shkakun e ngjarjes, edhe pasi Boriqët u morën në pyetje. Ata kanë thënë se nuk kanë probleme me njeri dhe nuk dyshojnë tek askush.

Një burim i policisë i tha ABC News kjo dëshmia e tyre mund të jetë shmangie ndaj së vërtetës. Megjithatë ende nuk janë gjetur gjurmët e autorëve të ngjarjes Makina e cila u la afër stacionit të trenit u shkrumbua dhe policia gjeti në brendësi të saj edhe armën e krimit dhe një karikator. /abcnews.al/

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ndryshime në kabinetin qeveritar

Teksa pritet asambleja e PS-së të shtunën, ku mund të ketë edhe ndryshime në kabinetin qeveritar, sot ka pasur një lëvi...

18:15

Me sytë katër

PAPARAZZI