Flash

Meteorologët parashikojnë shira, Olta Xhaçka çon ushtarët në veri

Lapsi.al 16 March 2018
Meteorologët parashikojnë shira, Olta Xhaçka çon

Ushtria shqiptare mund të jetë e vetmja ushtri e NATO-s, ku komandën reale nuk e kanë gjeneralët, por meteorologët. Duke qenë se armiqtë kryesorë janë shirat, që shkaktojnë përmbytje në të gjithë vendin, është krejt normale që komandën ta marrin parashikuesit e motit. Për ditën e sotme parashikohej të kishte reshje në të gjithë vendin gjatë paradites, por përqëndrimin më të madh, shirat do ta kenë në veri, aty ku ka një situatë përmbytjeje në zonën e Obotit në Shkodër.

Nisur nga ky parashikim, për momentin ushtria shqiptare i ka sytë në Shkodër. Në një njoftim  të Ministrisë së Mbrojtjes gjatë paradites thuhej se "niveli i ujit në rrugë është rreth 70 cm. Ka nisur transportimi i banorëve të Obotit me mjete të kalueshmërisë së lartë, kryesisht nxënës shkolle dhe banorë nga fshati Obot për në Oblikë. Gjatë 24 orëve të ardhshme priten sërish reshje të dendura. Forcat e Armatosura kanë masa më efektive dhe mjete për të qenë në gatishmëri për cdo situatë të mundshme gjatë ditëve në vijim".

Lufta me shirat nuk është e re për ushtrinë shqiptare. Përmbytjet janë një problem tashmë prej dekadash. Rilindja kishte premtuar t'i jepte fund njëherë e mirë përmes investimit në kanalet kulluese, por siç rezulton, ka zgjedhur t'ijapë të njëjtën zgjidhje si qeveritë e kaluara, që të çojë ushtarët sa herë që meteorologët parashikojnë reshje shirash.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI