Flash

Arta Marku: SHBA më ka sjellë të dhëna për Adriatik Llallën

Lapsi.al 15 March 2018
Arta Marku: SHBA më ka sjellë të dhëna për Adriatik

Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku është treguar e rezervuar të flasë për paraardhësin e saj në këtë detyrë, Adriatik Llalla. Ajo tha se e ka gjetur organin e akuzës me shumë probleme.

“Nuk mund të them se nuk është punuar, por ka pasur gjëra që nuk ecnin. Kam vënë re se në disa çështje duhej të ishte ecur më shumë” – tha ajo në intervistën për Sokol Ballën në Vizion+.

E pyetur për largimin e krerëve të prokurorive në rrethe të cilët ishin “të besuar” të Adriatik Llallës, Marku thotë se lëvizjet nuk janë të forta.

“Lëvizjet kanë qenë të menduara mirë. Nuk janë bërë në nxitrim e sipër. Është marrë parasysh edhe opinioni në ato prokurori ku janë bërë lëvizje. Ju garantoj që nuk ka asnjë lidhje të lëvizjeve me paraardhësin tim. Opinion për paraardhësit e mi? E kam një mendim, por nuk është etike të flas për ta. Adriatik Llalla? Kam një opinion edhe për të. Punën e tij e ka vlerësuar publiku. Unë e mbështes publikun” – tha Marku.

Përsa i përket vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit për t’i penguar hyrjen Llallës në SHBA dhe duke e akuzuar atë për korrupsion, Marku thotë se ka marrë sqarime nga ambasada e SHBA në Tiranë, por pa specifikuar nëse do të hapë një hetim.

“Për heqjen e vizës nga ana e SHBA, jam ndier shumë keq, të them të drejtën. Është një vendim i rëndë aq më shumë që bëhet fjalë për paraardhësin tim. A po e hetoj Llallën? DASH nëpërmjet përfaqësuesve të saj në Shqipëri është treguar i gatshëm të japë bashkëpunim për dhënien e drejtësisë. Edhe në këtë rast ka ofruar bashkëpunim dhe të dhëna. A do të hapet një hetim? Nuk mund të flas më tej për këtë çështje” – e mbylli Marku këtë temë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI