Flash

Francë, pranga dy shqiptarëve me drogë dhe përzierës

Lapsi.al 15 March 2018
Francë, pranga dy shqiptarëve me drogë dhe përzierës

Dy shqiptarë, pjesë të një organizate kriminale, u arrestuan në Francë të hënën në mbrëmje, pasi u kapën me 1.5 kilogram heroinë dhe rreth dyzet kilogramë përzierës droge.

Sipas mediave franceze, dy shqiptarët besohet se janë pjesë e një rrjeti të gjerë kriminal që vepronte në rajonin e Rhone.

Arrestimi i shqiptarëve, emrat e të cilëve nuk janë bërë me dije, është pjesë e një hetimi të nisur në Janar nga Prokuroria e Grenoble, kur u arrestuan dy shqiptarë të tjerë. Bëhet fjalë për një organizatë kriminale të trafikut të drogës në Francë dhe në Holandë. Ky rrjet është i gjithashtu i përfshirë edhe në shfrytëzim prostitucioni të vajzave rumune në rajonin e Grenoble.

Ndërkohë që policia nuk ka dhënë detaje se në cilat rrethana u bënë këto arrestime dhe vendndodhjen e saktë të operacionit që çoi në zbulimin e drogës, ndërsa në media, arrestimi i tyre u publikua ditën e sotme.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI