Flash

Besnik Mustafaj në 'mbrojtje' të Bashës: Lobimi rus, shpifje pa asnjë bazë në realitetin politik

Lapsi.al 14 March 2018
Besnik Mustafaj në 'mbrojtje' të Bashës: Lobimi rus,

Themeluesi i Partisë Demokratike, Besnik Mustafaj, i konsideron si shpifje akuzat e qeverisë për lidhje të fshehta të lidershipit të PD-së me Rusinë.

Në një prononcim për “Panorama”, Mustafaj deklaron se drejtimi i vetëm që PD-ja ka pasur nga krijimi i saj dhe që do të vijojë të ketë gjithmonë, është ai pro perëndimor dhe pro amerikan.

Sipas ish-ministrit të Jashtëm, Partia Demokratike e ka provuar veten si një forcë pro europiane, duke e integruar vendin në NATO dhe liberalizimin e vizave.

”Partia Demokratike ka qenë, është dhe nuk ka asnjë shans që të jetë ndryshe, përveçse një parti pro perëndimore, pro europiane dhe pro amerikane. Le të kujtojmë se integrimin në Këshillin e Europës e ka bërë PD, gjithashtu integrimin në NATO, liberalizimin e vizave. Në gjykimin tim, të gjitha këto sulme që i bëhen për prirje apo lidhje të fshehta me Rusinë, janë absolutisht obstruksione dhe shpifje pa asnjë bazë në realitetin politik. Këto shpifje nuk kanë asnjë lidhje as me frymën e bazës së Partisë Demokraitike, as në aspiratat e saj dhe as në lidershipin e saj. Unë nuk dua të bëj supozime për sa kohë këtë çështje e ka marrë në dorë Prokuroria. Unë besoj se do t’i shkohet deri në fund. Unë, si anëtar i Partisë Demokratike, si themelues i saj, kërkoj absolutisht me vendosmëri që lidershipi i PD-së në emër të interesave të demokratëve dhe interesave të Shqipërisë dhe të kauzës që përfaqëson PD, të bëjë transparencë të plotë me sinqeritet dhe ndershmëri për këtë çështje”, - shprehet Mustafaj.

 

Të këshilluara

Pranga hoxhës, fshehu vrasjen e 48-vjeçares

Një nga personat e arrestuar për ngjarjen ku nusja helmoi vrau vjehrrën duke i hedhur fotoksinë në ushqim, është edhe hoxha Hysen Shehu. Ai është vënë në pranga...

22:18

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI