Flash

Vdes një tjetër “armik” i Putin në Londër/ Rusia i tregon armët nukleare Britanisë

Lapsi.al 13 March 2018
Vdes një tjetër “armik” i Putin në Londër/ Rusia

Një 68-vjeçar rus është gjetur i vdekur në rrethana të pashpjegueshme në Londër, ndërkohë që vdekja e tij po hetohet nga hetuesit britanik të anti-terrorit. Media thotë se bëhet fjalë për Nikolai Glushkov, mik i një oligarku të njohur anti-Putin, Boris Berezovski, i cili u gjet i varur në Londër në 2013-ën.

Vdekja e rusit të mërguar ndodh një javë pas sulmit me gaz nervor ndaj një agjenti të dyfishtë, Sergei Skripal, ngjarje që ka çuar në nivelet më të ulëta marrëdhëniet mes Londrës dhe Moskës. Sipas policisë britanike vdekja e disidentit rus, po trajtohet si “e pashpjegueshme” ndërkohë që anti-terrori është përfshirë në hetimin e vdekjes.

Ajo që autoritetet kanë përjashtuar për momentin lidhjen mes helmimit të Skripal dhe vdekjes së Glushkov.

68-vjeçari rus ishte dënuar me burg në mungesë në Rusi për akuzat e shpërdorimit të 87 milionë sterlinave në kohen kur ai ka drejtuar linjën ajrore ruse, Aeroflot. Policia britanike ka vendosur të hetojë 14 raste vdekjesh të shtetasve rusë, pas sulmit me gaz nervor ndaj një ish-agjenti të dyfishtë përpara disa ditësh në qytetin anglez të Salisburit, shkruan TCH.

Të martën në mesnatë skadon afati i vendosur nga kryeministrja britanike Theresa May për përgjigjen ruse në lidhje me praninë e një agjenti nervor ruse në sulmin e ndodhur në territorin britanik. Kryeministrja britanike pritet të flasë sot me presidentin amerikan Donald Trump në lidhje me këtë çështje, e cila ka çuar marrëdhëniet britaniko-ruse në pikën më të ulët dhe të rrezikshme për shumë kohë.

I vetmi reagim nga Moska ishte i zëdhënëses së ministrisë së jashtme ruse Maria Zakharova e cila citohet të jetë shprehur në Kremlin se: “Nuk duhet kërcënuar një fuqi bërthamore”, citon lapsi.al.

Theresa May pritet të flasë të mërkurën në parlamentin britanik për përgjigjen e eventuale britanike në rast se Moska nuk jep shpjegim të mjaftueshme për ngjarjen, të cilin ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov i ka cilësuar ato si “gjepura”.

Të këshilluara

Kapet 500 kg kanabis në Tepelenë

Rreth 500 kilogramë kanabis janë sekuestruar nga Policia e Tepelenës. Kapja e drogës u bë e mundur në fshatin Kordhaj. Një person, identiteti i të cilit n...

20:18

Berat, makina aksidenton 12-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në qytetin e Beratit, një i mitur vetëm 12 vjeç është shtypur nga një automjet. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor B...

20:02

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI