Flash

Takim me Aldo Baren? / Etilda Gjonaj i përgjigjet Flamur Nokës

Lapsi.al 13 March 2018
Takim me Aldo Baren? / Etilda Gjonaj i përgjigjet Flamur Nokës

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj e quan sulm të ulët ndaj saj deklaratën e sotme të Flamur Nokës, se ajo kishte shkuar në qelinë e Aldo Bares në burgun e Peqinit, për të shantazhuar dikë.

Duke e quajtur Flamur Nokën një prej figurave më të diskredituara të opozitës, Gjonaj shprehet se vizita e saj brenda burgut të sigurisë së lartë është zhvilluar brenda normalitetit të saj si Ministre e Drejtësisë.

"Kthej mbrapsht me përçmim sulmin e ulët të Partisë Demokratike, përmes një prej figurave më të diskredituara të teatrit politik opozitar, lidhur me vizitën time të punës në IEVP e Peqinit.

Vizita ime është zhvilluar brenda normalitetit të detyrës sime si Ministre e Drejtësisë.

Këtë detyrë e kam marrë me të gjithë përgjegjësinë që ajo ka dhe prej ditës së parë, e kam pasur plotësisht të qartë edhe detyrën, edhe me çfarë do të duhet të përballesha. Përfshirë edhe zhgarravitësat profesionistë të mjedisit të debatit publik.

Kam bindjen se çdo njeri normal që i lexon apo dëgjon marrëzira si kjo e sotmja ndaj meje (dhe fatkeqësisht ndodhin përditë), e kupton pa asnjë mundim se burimi i tyre është dëshpërimi i një opozite që ka humbur gjithçka”, shprehet Etilda Gjonaj.

Më herët deputeti Flamur Noka postoi në rrjetet sociale një koment mbi takimin e Gjonajt me Aldo Baren.

“Ministrja e Drejtësisë sot zhvilloi një vizitë në burgun e sigurisë së lartë në Peqin .Dhe çuditërisht i shkon në qeli Aldo Bares. Te jete vallë rastësi apo e planifikuar ??? Cfarë mesazhi po përpiqet të përcjell ministrja me këtë vizite ??? A po shantazhon dikë Edi Rama duke i cuar ministren Aldo Bares? Si shpjegohet një ndjeshmëri e tillë e Edi Ramës për kushtet e Aldo Bares kur ndërkohë nuk ja ndjeu fare dhe i flaku me një të rënë të lapsit 26 mijë familje që nuk kanë as bukë për fëmijët ...A e patë se si ministrja lumturohej kur krerët e bandës Lushnjes flisnin me gjuhën e Edi Rames????A tregon ky kontrast se Edi Rama nuk është Kryeministër i shqiptarëve por i bandave dhe krimit ??”, shkroi Flamur Noka.

©LAPSI.AL 

Të këshilluara

Berat, makina aksidenton 12-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në qytetin e Beratit, një i mitur vetëm 12 vjeç është shtypur nga një automjet. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor B...

20:02

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI