Flash

“Huffpost”: Mafia shqiptare po fiton terren në Romë

Ata nuk kufizohen më vetëm në trafikun e drogës; ata kanë krijuar një prani ekonomike gjithnjë e më të rëndësishme. Udhëheqësit mbajnë kontakte jashtë vendit, ndërsa të ashtuquajturit "xhelatë", përgjegjës për shitjet me pakicë, veprojnë në rrugë. Për këtë arsye, operacionet më efektive shpesh zhvillohen jashtë Italisë.

22:25

Projektligji anti-SLAPP: Një nismë e pamjaftueshme për mbrojtjen e gazetarëve

Projektligji i qeverisë për mbrojtjen e gazetarëve dhe aktivistëve nga paditë abuzive konsiderohet si një hap i rëndësishëm, por i pamjaftueshëm nga përfaqësuesit e shoqërisë civile, të cilët shohin me rezerva fuqinë e dispozitave për të parandaluar këto padi, kryesisht në procedimet penale dhe administrative.

21:09

Shkodër, mbi 2200 mijë hektarë sipërfaqe toke nën ujë, 30 familje të zoluara

Lapsi.al 9 March 2018
Shkodër, mbi 2200 mijë hektarë sipërfaqe toke nën

Plot 2285 ha sipërfaqe toke vijon të jetë e përmbytur në bashkinë e Shkodrës, raportoi situatën sot në mëngjes ky institucion.

Në Njësinë Administrative Ana e Malit, nuk mund të kalohet as me makinë ushtrie por vetëm me varka. Ndërkohë flitet për 26 familje të bllokuara nga uji në fshatin Shirq të njësisë administrative Dajç, po ashtu janë izoluar dhe 4 shtëpi në fshatin Mushan. Edhe nën-njësinë administrative Bërdicë është rritur sipërfaqja e përmbytur.

Janë 795 ha tokë e përmbytur në Njësinë Administrative të Dajçit. Ndërsa në Njësinë Administrative Ana e Malit, situata vijon të precipitojë vetëm negativisht. Nuk mund të kalohet as me makinë ushtrie por vetëm me varka.

1200 ha tokë janë të përmbytura: Fshati Muriqan 420 ha, fshati Oblikë 580 ha, fshati Obot 200 ha. Në njësinë administrative Bërdicë, është rritur sipërfaqja e përmbytur në rreth 290ha tokë.

Në njësinë administrative Velipojë, në fshatin Luarz vazhdon të dale ujë nga argjinatura dhe vlerësohet se rreziku është shumë i madh. Niveli i ujit është rritur shumë.

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI