Flash

“Huffpost”: Mafia shqiptare po fiton terren në Romë

Ata nuk kufizohen më vetëm në trafikun e drogës; ata kanë krijuar një prani ekonomike gjithnjë e më të rëndësishme. Udhëheqësit mbajnë kontakte jashtë vendit, ndërsa të ashtuquajturit "xhelatë", përgjegjës për shitjet me pakicë, veprojnë në rrugë. Për këtë arsye, operacionet më efektive shpesh zhvillohen jashtë Italisë.

22:25

Projektligji anti-SLAPP: Një nismë e pamjaftueshme për mbrojtjen e gazetarëve

Projektligji i qeverisë për mbrojtjen e gazetarëve dhe aktivistëve nga paditë abuzive konsiderohet si një hap i rëndësishëm, por i pamjaftueshëm nga përfaqësuesit e shoqërisë civile, të cilët shohin me rezerva fuqinë e dispozitave për të parandaluar këto padi, kryesisht në procedimet penale dhe administrative.

21:09

Shqiptarët ngulen mirë në Kolumbi/ Fillojnë të hapin lokalet e para (FOTO)

Lapsi.al 8 March 2018
Shqiptarët ngulen mirë në Kolumbi/ Fillojnë të hapin

Lidhjet e Shqipërisë me Kolumbinë e largët duket se nuk janë vetëm import-eksport bananesh. Në Shqipëri emri Kolumbi lidhet menjëherë me fjalën “kokainë”.

Shteti amerikano-latin dhe shqiptarët duket se tashmë kanë krijuar një lidhje të fortë. Këtë e tregon edhe hapja e një diskoje tashmë të famshme në Santa Marta, një qytet të madh bregdetar në veri të vendit.

Ajo mban emrin “Albania Disco” dhe ka ruajtur simbolet dhe identitetin shqiptar. Në fotot e siguruara nga lapsi.al shihet se si stafi mban bluza që kanë të stampuara simbole shqiptare.

Në muret e diskos bien në sy këto shqiponja. Shqiptarët që sinjalizuan në lapsi.al këtë disko thanë se ajo është e famshme në zonë dhe mjaft e frekuentuar. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI