Flash

“Huffpost”: Mafia shqiptare po fiton terren në Romë

Ata nuk kufizohen më vetëm në trafikun e drogës; ata kanë krijuar një prani ekonomike gjithnjë e më të rëndësishme. Udhëheqësit mbajnë kontakte jashtë vendit, ndërsa të ashtuquajturit "xhelatë", përgjegjës për shitjet me pakicë, veprojnë në rrugë. Për këtë arsye, operacionet më efektive shpesh zhvillohen jashtë Italisë.

22:25

Projektligji anti-SLAPP: Një nismë e pamjaftueshme për mbrojtjen e gazetarëve

Projektligji i qeverisë për mbrojtjen e gazetarëve dhe aktivistëve nga paditë abuzive konsiderohet si një hap i rëndësishëm, por i pamjaftueshëm nga përfaqësuesit e shoqërisë civile, të cilët shohin me rezerva fuqinë e dispozitave për të parandaluar këto padi, kryesisht në procedimet penale dhe administrative.

21:09

Mbi 8 mijë punonjës me diploma nga universitetet private, gjysma e të punësuarve në bashki të paarsimuar

Lapsi.al 9 March 2018
Mbi 8 mijë punonjës me diploma nga universitetet private, gjysma e

Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil ka konstatuar se mbi 8 mijë punonjës të administratës shtetërore janë diplomuar në universitetet private në Shqipëri, shumica e të cilëve janë mbyllur nga qeveria tre vite më parë, si piramida arsimore. Nga rreth 80 mijë punonjës që ka administrata shtetërore, KSHMC ka verifikuar 1554 raste nga ku kanë rezultuar se 10 për qind e tyre janë diplomuar në universitetet publike.

Ndërkohë konstatohet një trend në rritje i punonjësve që kanë kryer studimet në universitete jashtë vendit. “Një vit më parë ishin konstatuar 16 raste të tilla, ndërkohë që gjatë vitit 2017 u evidentuan 51 raste dhe vetëm në 1 rast nuk ishte ekuivalentuar diploma në Ministrinë e Arsimit Sportit dhe Rinisë, në përputhje me ligjin për arsimin e lartë”, - thuhet në raport.

Nga kontrolli i 27 bashkive, ka konstatuar se gati gjysma e tyre kanë punësuar njerëz të paarsimuar. Disa nga bashkitë që kanë punësuar njerëz pa arsim janë Bashkia Lezhë, Bashkia Lushnje, Bashkia Sarandë, Bashkia Librazhd, Bashkia Kukës etj. “Në këto raste është urdhëruar njësia përgjegjëse të nxjerrë aktin e refuzimit të statusit të nëpunësit civil dhe të vendosë përfundimin e marrëdhënies së punësimit për këta punonjës, duke evidentuar faktin se ata nuk e përmbushin kriterin e nivelit arsimor për të qenë nëpunës civilë

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI