Flash

“Huffpost”: Mafia shqiptare po fiton terren në Romë

Ata nuk kufizohen më vetëm në trafikun e drogës; ata kanë krijuar një prani ekonomike gjithnjë e më të rëndësishme. Udhëheqësit mbajnë kontakte jashtë vendit, ndërsa të ashtuquajturit "xhelatë", përgjegjës për shitjet me pakicë, veprojnë në rrugë. Për këtë arsye, operacionet më efektive shpesh zhvillohen jashtë Italisë.

22:25

Projektligji anti-SLAPP: Një nismë e pamjaftueshme për mbrojtjen e gazetarëve

Projektligji i qeverisë për mbrojtjen e gazetarëve dhe aktivistëve nga paditë abuzive konsiderohet si një hap i rëndësishëm, por i pamjaftueshëm nga përfaqësuesit e shoqërisë civile, të cilët shohin me rezerva fuqinë e dispozitave për të parandaluar këto padi, kryesisht në procedimet penale dhe administrative.

21:09

Lobimi i PD në SHBA/ Arben Ristani dëshmon në Prokurori: Nuk kemi asgjë për të fshehur

Lapsi.al 9 March 2018
Lobimi i PD në SHBA/ Arben Ristani dëshmon në Prokurori: Nuk kemi

Arben Ristani e ka filluar ditën e sotme duke u paraqitur në Prokurorinë e Tiranës. Ai ka dëshmuar në lidhje me kontratat lobuese të PD-së në SHBA, kontratë kjo që kap vlerën e rreth 1 milion dollarë.

Ristani ka dëshmuar në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike për këto kontratat. Prokuroria nisi hetimet pak muaj më parë pas akuzave nga PS, se PD ka paguar 1 milion euro nëpërmjet një kompanie offshore.

“Shkova në Prokurori pas urdhrit të Taulant Ballës. Dëshmova mbi pagesat e PD për lobim. Prokurorët morën indicie nga kontratat e publikuara në SHBA. PD nuk ka asgjë për të fshehur, ka zbatuar me përpikëri kontratat” - deklaroi Ristani për Report Tv pas daljes nga ambientet e Prokuorisë.

 

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI