Flash

Video/ 'Ju do më ndihmoni me të vërtetën', si u përlot Lindita Nikolla para mësuesve sot

Lapsi.al 7 March 2018
Video/ 'Ju do më ndihmoni me të vërtetën', si u

Sot në kryeministri Rama u dha medaljen e njohjes 10 mësuesve nga i gjithë vendi. Por para se ta merrte fjalën Rama, ka folur edhe ministrja e Arsimit Lindita Nikolla e cila gjatë fjalës së saj është përlotur. Ajo është shprehur se do të shkojë në çdo shkollë dhe do t’i pyesë mësuesit ku po gabon dhe sipas saj, ata do ta ndihmojnë duke i treguar të vërtetën. Pas këtij momenti sytë e Nikollës janë mbushur me lot dhe e ka ndalur pak fjalën e sot duke u duartrokitur nga salla.

Sa të jem në detyrë nuk do të rresht për t’iu takuar ju në çdo shkollë të Shqipërisë duke iu pyetur ku po gaboj. Ju do më ndihmoni duke më thënë të vërtetën. Sepse ju jeni siguria, ju jeni suksesi. Janë shumë misionarët e dijes në Shqipëri. Unë do të doja të falënderoja kryeministri, që falë pasioni, ndihmës së vyer që ai ka  për mësuesin mundësi edhe këtë ceremoni dinjitoze sot.” - tha Nikolla sot në takimin me mësuesit.

Por pak pas këtij momenti ajo e ka rigjetur forcën për të vazhduar dhe nuk ka harruar të falënderojë kryeministrin Rama për organizimin e eventit.

Nuk dihet nëse Nikollën e ka prekur rritja e tarifave të universiteteve, largimi i studentëve të mirë jashtë vendit, blerja e diplomave, vonesat e pagave të mësuesve, ulja e buxhetit të arsimit apo shkolla e shumta rurale që janë në kushte migjeniane.

https://youtu.be/BUcDsjwDm1s

 

 

 

 

 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI