Flash

Kush është Gaia, mbesa e Federica Mogherini, u arrestua edhe dy vite më parë për drogë

Lapsi.al 7 March 2018
Kush është Gaia, mbesa e Federica Mogherini, u arrestua edhe dy vite

Gaia Mogherini, mbesa e përfaqësueses së lartë e Unionit për Punët e Jashtme dhe Sigurisë në BE, Federica Mogherini, është midis njëzet e një personave të arrestuar nga policia italiane, pas një operacioni të koordinuar nga Drejtoria e Qarkut Anti-Mafia e Romës. Ajo akuzohet për posedim kokaine.

26-vjeçarja  Gaia Mogherini është vajza e vëllait të Federica Mogherini. Gaia është arrestuar edhe në vitin 2016, së bashku me 15 persona të tjerë të akuzuar për trafik dhe posedim droge.

Sipas kreut të aktakuzës, Mogherini kishte marrë më 28 shkurt 2015 një sasi të panjohur të substancës narkotike të ngjashme me kokainë, në mënyrë që të sigurojë komercializimin e saj, nga Manuel Zumpano.

Sipas hetuesve, të dy  kishin blerë dhe prodhuar sasi të mëdha të dozave në dispozicion për shitje, duke pasur kontakte të drejtpërdrejta dhe kanale furnizimi në Spanjë e Shqipëri. vitin 2017.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI