Flash

Shkarkimet në kaskadën e Drinit, probleme në zonat e përmbytura në Shkodër

Lapsi.al 6 March 2018
Shkarkimet në kaskadën e Drinit, probleme në zonat e

Instituti i Gjeoshkencave ka bërë të ditur se pas shkrirjes së borës në zonën veriore të Shqipërisë lumenjtë do të kenë prurje shumë të mëdha. Sipas IGJEUM përgjatë datave 7 dhe 8 Mars 2018 në basenin Drin-Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të vazhdojë rritja e prurjeve dhe e niveleve.

Rritja e niveleve në pjesën e Ultësirës së Shkodrës do të varet edhe nga shkarkimet e kaskadës në Lumin Drin. Paraprakisht, nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM në pjesën e Lumit Buna dhe Liqenit të Shkodrës, rritet rreziku i zgjerimit të hartës së përmbytjeve në zonën e Nën-Shkodrës. Nivelet më të larta janë llogaritur të arrihen në datën 8 Mars 2018.

Ndërkohë, efekti i shkarkimeve nga Vau i Dejës nuk ka vonuar të japë efekt në zonën e nën Shkodrën, ku zona më e prekur me rreth 1 mijë hektarë tokë nën ujë rezulton Ana e Malit. Sipërfaqe që krahasuar me një ditë më parë është zgjeruar. Në zonë për të biseduar me banorët mbi dëmet e shkaktuara në kulturat bujqësore dhe vështirësitë që krijon vërshimi i ujit, ishte vetë kryetarja e bashkisë Voltana Ademi.

Ajo zgjodhi që nga Oboti ti përgjigjet Korporatës Elektro-Energjitike Shqiptare mbi arsyet e përmbytjeve në këtë njësi, që siç tha ajo vijnë vetëm nga shkarkimet e jo nga reshjet apo bllokimet e kanaleve kulluese.

Ajo u kërkoi deputetëve shkodranë të të gjitha forcave politike të reagojnë dhe qeverisë së bashku me KESH, të veprojnë me nën-Shkodrën përmes një ligji të veçantë, si për rentën minerare. Me prezencë uji janë fshatrat Obot, Goricë, Muriqan në Anë të Malit, fshati Trush në Berdicë dhe Mushani në Dajç.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI