Flash

613 kg kokainë/ Zv. ministri i Brendshëm flet për personat që janë në hetim edhe jashtë vendit

Lapsi.al 1 March 2018
613 kg kokainë/ Zv. ministri i Brendshëm flet për personat

Zëvendës/ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, thotë se personat e arrestuar sot për sasinë rekord të kokainës së kapur në Durrës, plot 613 kg kokainë, kanë qenë nën vëzhgim nga policia në bazë të precedentëve që ky grup kriminal ka pasur në shtete të tjera për trafik droge. I ftuar në intervistën e mbrëmjes në Ora News, ai tha se Prokuroria ka skeduar një listë emrash të përfshirë, një pjesë e tyre edhe jashtë Shqipërisë.

“Ishte operacioni i përbashkët i agjencive ligjzbatuese shqiptare, policisë së shtetit, hetimit doganor dhe prokurorisë. Kishte informacione dhe një analizë risku ndaj këtij grupi.U bë e mundur që nga momenti i mbërritjes në port deri në trasnportimin e drogës në magazinë u evidentuan dhe persona të tjerë. Ka një listë me persona të skeduar. Në momentin  që u realizuar operacioni ishte i pranishëm dhe prokurori i krimeve të rënda dhe hetimet vazhdojnë.  Në operacione të tilla nuk ka vend për rastësi. Ka analizë risku mbi  personat, të cilët kanë dënime penale dhe në disa vende të tjera për veprimtari të ngjashme. Në bazë të këtyre informacineve dhe mbajtjes në vëzhgim të vazhdueshëm nga policia. Personat e ndaluar ishin në vëzhgim dhe të tjerë që janë jashtë Shqipërisë." u shpreh ai.

Ai tha se po bashkëpunohet me partnerët e huaj  në shkëmbimin e informacioneve pasi kemi të bëjmë me një trafik transnacional.

Të këshilluara

Maturantët, një provim më pak

Në vitin 2019 maturantët do të zhvillojnë vetëm 1 provim me zgjedhje, jo më 2, siç ka ndodhur që nga viti 2006, kur në sistemin e mesëm arsimor u aplikua për he...

19:04

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI