Flash

Kokaina në Durrës, Artan Hoxha paralajmëron vrasje si ajo e bankierit Artan Santo

Lapsi.al 28 February 2018
Kokaina në Durrës, Artan Hoxha paralajmëron vrasje si ajo e

Gazetari Artan Hoxha ka folur për operacionin policor në Durrës, ku u zbuluan 614 kg kokainë. Sipas tij kjo sasi e madhe ishte destinuar për tregun gjerman. I ftuar në studion e lajmeve të RTSH-së, Hoxha u shpreh se sasia e drogës ishte 90% e pastër, por me mbërritjen në Shqipëri, ajo do të përzihej përpara se të dilte në treg dhe vlera e saj gati do të trefishohej duke shkuar në rreth 1.8 ton. Hoxha theksoi faktin se kjo ngarkesë nuk mund të mbërrinte në vend pa një garanci shumë të madhe. Tani që garantët dështuan, sipas tij, dikush do duhet të paguajë dëmin. Grupet kriminale tha ai, do të eleminojnë ata që dolën garant.

"Duhet të kemi parasysh se kur lëviz një sasi e tillë nga burimi fillestar drejt tergut final që është BE, tregu më i pasur në botë, ka patur një garanci shumë të madhe. Garantët kur kapet një sasi kaq e madhe kanë pasojat sepse dikush do ta paguajë dëmin që është shkaktuar. Në pamundësi për tu kthyer paratë si granci në këto raste grupet kriminale eleminojnë personat që kanë dalë garantë. Në rastin e vitit 2014 menjëherë pas kapjes së kokainës në Malin e Zi, në Tiranë ndodhën tre dhe mes ture u vra nje bankier i nivelit të dytë. Uroj që autoritetet tona të kenë mundësi që parandalojnë goditje të nivelit të lartë. Një ngarkesë e tillë nuk lëviz pa një garanci shumë të fortë. Deri ku shkon garancia kjo është pjesë që duhet ta zbulojnë autoritetet dhe nuk dua të spekuloj", tha Hoxha.

Të këshilluara

Maturantët, një provim më pak

Në vitin 2019 maturantët do të zhvillojnë vetëm 1 provim me zgjedhje, jo më 2, siç ka ndodhur që nga viti 2006, kur në sistemin e mesëm arsimor u aplikua për he...

19:04

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI