Flash

Xhafaj i përgjigjet Bashës: Meritat për kokainën janë tonat

Lapsi.al 28 February 2018
Xhafaj i përgjigjet Bashës: Meritat për kokainën janë

Fatmir Xhafaj i përgjigjet akuzave të opozitës, se deklarata e tij për kapjen e 613 kg drogë është kontradiktore me atë të Edi Ramës, duke mbajtur të njëjtin qëndrim si kryeministri.

Kapja e sasisë së madhe të kokainës ishte vetëm falë punës së autoriteteve shqiptare. Xhafaj shkruan në Tëitter se i vetmi bashkëpunim me agjencitë e huaja është kërkesa e informaciot dhe bashkëpunimi për hetime të mëtejshme.

“Sa për spekulimin për “përplasjen” mes deklaratës time dhe asaj të KM për bashkëpunimin me partnerët, sqaroj se: identifikimi i kokainës dhe personave të lidhur me të, ishte falë Policisë së Shtetit dhe Hetimit Doganor. Pas sekuestrimit të drogës sot, Policia i ka kërkuar agjencive të huaja informacion dhe bashkëpunim për hetime të mëtejshme. Ky është bashkëpunimi me ta.”- shkruan Xhafaj.

Kujtojmë se më parë Lulzim Basha ironizoi kryeministrin dhe ministrin e brendshëm, të cilët kanë thënë gjëra të ndryshme për operacionin. Rama është shprehur se droga ishte kapur vetëm nga bashkëpunimi i autoriteteve shqiptare, ndërsa Xhafaj është shprehur se është bërë në bashkëpunim me informacionet e agjensive të huaja.

“Kokaina fut në sherr klanet e drogës në qeveri.

Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj janë aq të pabesueshëm saqë i pari i bandës thotë se operacioni për kokainën ishte rezultat vetëm i agjencive shqiptare, ndërsa i dyti thotë se kapja u krye në bashkëpunim me agjencitë e huaja.

Cilin nga klanet e drogës duhet të besojmë? Atë të Edi Ramës, pra klanin e kokainës së Xibrakës, apo klanin e Bolonjës së Agron Xhafajt i cili ka përvojë më të gjatë me trafikun e drogës nga Amerika Latine, për të cilin është dënuar në Itali.” – shkruante Basha.

©LAPSI.AL 

Të këshilluara

Maturantët, një provim më pak

Në vitin 2019 maturantët do të zhvillojnë vetëm 1 provim me zgjedhje, jo më 2, siç ka ndodhur që nga viti 2006, kur në sistemin e mesëm arsimor u aplikua për he...

19:04

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI