Flash

Ramën flet për azilkërkuesit nga Londra: Nuk është tragjedi, shqiptarët shohin botën, krijojnë eksperienca!

Lapsi.al 26 February 2018
Ramën flet për azilkërkuesit nga Londra: Nuk është

Edi Rama është pyetur për shifrat e larta të azilkërkuesve shqiptarëve në Europë gjatë samitit të kryeministrave të Ballkanit Perëndimor në Londër. Por ikjen e mijëra shqiptarëve në kampet e azilkërkuesve në BE, kryeministri tha se nuk e sheh si tragjedi. Ai e krahasoi me italianët që lëvizin nga jugu në veri të vendit të tyre apo me kroatët që emigrojnë për një vend pune në BE.

Për më tepër Rama tha se kjo i jep mundësi shqiptarëve të njohin botën, të krijojnë eksperienca të reja.

“Vitin e kaluar kishte më pak shqiptarë se kroatë që iknin nga vendi i tyre, por kur vjen puna tek kroatët është më pak problematike se kroatat nuk i regjistron kush si problematikë sepse ata kërkojnë punë dhe nëse e gjejnë, mirë, nëse nuk e gjejnë kthehen sërish. Kurse për shqiptarët dhe të tjerët është histori tjetër. Por duhet ta njohim. NUk ka recetë magjike. Dua të them diçka, rrjeti i emigracionit është i dyfishtë sepse shumë po largohen, por jo pak të tjerë po kthehen.

Balanca anon nga ana e njerëzve që po ikin, por shumë të tjerë po kthehen. Është një periudhë historike që të gjitha vendet e kalojnë. Edhe ne po e kalojmë tani. Kjo është. Nuk e kam parë kurrë si tragjedi, përkundrazi është një mënyrë për të parë botën, për të krijuar eksperienca dhe një mënyrë për të sjellë mënyra të ndryshme të të kuptuarit të botës etj etj. Nëse kthehemi pas në histori, vendet që na japin leksione për emigracionin janë pasururuar përmes emigracionit, nuk di vende që nuk e kanë kaluar këtë.

Ne jemi të mallkuar në njëfarë mënyrë sepse po e kalojmë këtë fenomen në kohën e medias sociale, fake neës dhe ka shumë njerëz që kanë nisur fushata duke thënë boll se na lodhën ekspertët. Kur të hyjmë në tregun e madh do të jetë normale, siç është për shtetet e tjera anëtare” u shpreh Rama.

Në vitin e dytë të Edi Ramës si kryeministër, pati një shpërthim të kërkesave për azil të shqiptarëve në Europë. Shifrat ishin tronditëse me dhjetëra mijëra azilkërkues që lanë shtëpitë dhe u nisën drejt BE.

Bashkë me sirianët dhe afganët që emigronin nga lufta, shqiptarët që emigronin në Gjermani kanë jetuar në kampet e azilkërkuesve duke u kthyer në shqetësim për vendet e BE-së.

Reagimi i parë i Ramës ishte se shumë prej tyre ishin emigrantë që largoheshin nga Greqia, por tani duket se kryeministri e ka përshkruar largimin për azil, si një mënyrë të re për të parë botë me sy.©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI