Flash

Berisha nxjerr zbuluar Fatmir Xhafën: Bëj vetingun i pari, ke “gjarpërin” në familje!

Lapsi.al 26 February 2018
Berisha nxjerr zbuluar Fatmir Xhafën: Bëj vetingun i pari, ke

Ish-Kryeministri Sali Berisha sfidoi në parlament Fatmir Xhafën kur i tha se ai nuk ka moral t’i kërkojë llogari policëve të thjeshtë se me cilin trafikant kishin pirë kafe kur vetë kishte “gjarprin në gji”, vëllanë e dënuar për trafik droge nga Italia.

“Së fundit, zoti Xhafaj, absolutisht asgjë në botë nuk ndalon individin për të dhënë shembullin personal. Unë e kuptoj që Kushtetuta nuk të detyron, por morali ka Kushtetutën më supreme. Morali të detyron ty së bashku me të gjithë punonjësit civilë të asaj ministrie t’i nënshtrohesh Vetingut në të gjitha format e saj.

Çfarë do t’u thuash ti, si do t’u kërkosh policëve ti se me cilin trafikant ke pirë kafe, në makinën e cilit trafikant ke udhëtuar, kur vetë e ke gjarprin në gji, e ke në familje?! Njeriun e dënuar 14 vite nga Gjykata Supreme e Republikës Italiane! Ndaj, zotëri. dorëzohu me shembullin personal," i bëri thirrje Berisha - Xhafajt.

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/10156085704654909/?t=2

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI