Flash

Shkëmbim territoresh me Serbinë? Sali Berisha thotë se...

Lapsi.al 17 February 2018
Shkëmbim territoresh me Serbinë? Sali Berisha thotë se...

Në një intervistë për “Bota sot” ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar idenë e hedhur së fundmi për shkëmbim territoresh me Serbinë si zgjidhje për çështjen e Kosovës.

Sipas Berishës, ky është pazar i papranueshëm.

“Ideja e shkëmbimit të territoreve është një ide obsesive e Beogradit, gjithnjë në kuadrin e projektit të Serbisë së Madhe. Ata, kërkojnë bashkimin me Serbinë, të tre komunave por edhe më shumë të Kosovës, për të vazhduar më pas me territore të tjera, përfshi Republikën Serpska të Bosnjës. Unë kam bindjen më të thellë se çdo pazar me Beogradin për territor të Kosovës, është një gjymtim i integritetit territorial dhe sovranitetit të Kosovës, me pasoja të rrezikshme për Kosovën dhe rajonin.

Në qoftë se sot Beogradi mban tri komunat e veriut, si protektorat të krimit të tij, ai këtë politikë do ta ndjekë më pas me çdo komunë me shumicë serbe në Kosovë. Por kjo do krijonte precedentë edhe për rajonin, në hartën aktuale të të cilit janë edhe disa Mitrovica të Veriut të tjera” – tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Skandali miliardësh i Nvidia-s, çfarë po ndodh me gjigantin e AI dhe a preket Shqipëria

Skandali që ka përfshirë gjigantin amerikan të teknologjisë Nvidia çoi në dorëheqjen e themeluesit dhe drejtorit ekzekutiv, Jensen Huang, pas 33 vitesh në drejtimin e kompanisë. Vendimi, i konfirmuar zyrtarisht më 12 nëntor, vjen pas zbulimeve për marrëdhënie jashtëmartesore, njëra prej të cilave me një grua që dyshohet nga autoritetet amerikane se ka lidhje me inteligjencën kineze.

08:37

Me sytë katër

PAPARAZZI