Flash

Rita Ora mbërrin në Prishtinë dhe i dërgon mesazh Dua Lipës dhe Bebe Rexhës

Lapsi.al 17 February 2018
Rita Ora mbërrin në Prishtinë dhe i dërgon mesazh Dua

Pak orë para koncertit të saj në sheshin “Skënderbeu” të Prishtinës, Rita Ora ka dalë para medieve duke vlerësuar mjaft pozitivisht ndjesinë që ka për këtë moment. Ajo është shprehur se koncerti do të jetë më i madhi në karrierën e saj dhe me mjaft surpriza. Rita Ora u shpreh se dëshironte të udhëtonte në të gjithë Kosovën dhe të vizitonte vendet më të bukura të saj.

“Tani jam e lumtur dhe Kosovës do i jap koncertin më të mirë të mundshëm në karrierë. Është e vërtetë se në çdo intervistë dhe konferencë për shtyp them që jam nga Kosova”, - ka thënë ajo.

“Mund të ishim kudo në botë këtë ditë, por unë vendosa që të sjell gjithë ekipin tim këtu në Prishtinë që të ofrojmë shfaqjen më të mirë përgjithmonë”, - ka thënë ajo.

Ajo ka folur për këngën “Shine your light” të xhiruar në Prishtinë duke sfiduar edhe patriotet e saj Dua Lipa dhe Bebe Rexha.

“Kur isha në Prishtinë, isha vetëm unë, por tani janë më shumë. Janë edhe Dua Lipa dhe Bebe Rexha. Kjo është kënaqësi sepse ne po ecim përpara. Jam e lumtur që kam pasur impakt të mirë për këtë”, - ka thënë ajo.

"Unë jam vajzë nga një vend i vogël dhe duhej të lë shenjë në botë. Pas një punë të madhe dhe të vështirë kam arritur këtu. Tash po e shoh se sa kam arritur. Mesazhi im kryesor është se keni vetëm një mundësi që të mbaheni në mend. Sa më shumë që jemi të njohur, e bëjmë vendin më të madh. Ne kemi talente të mëdha, si Bebe Rexha dhe Dua Lipa. Bëni sa më shumë dhe argëtohuni duke prezantuar Kosovën”, - ka thënë Rita.

E pyetur nëse mund të kishte edhe një bashkëpunim me Lipën dhe Rexhën ajo u shpreh se është takuar me Beben, por ende jo me Duën pasi të dyja kanë një axhendë të ndryshme. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Skandali miliardësh i Nvidia-s, çfarë po ndodh me gjigantin e AI dhe a preket Shqipëria

Skandali që ka përfshirë gjigantin amerikan të teknologjisë Nvidia çoi në dorëheqjen e themeluesit dhe drejtorit ekzekutiv, Jensen Huang, pas 33 vitesh në drejtimin e kompanisë. Vendimi, i konfirmuar zyrtarisht më 12 nëntor, vjen pas zbulimeve për marrëdhënie jashtëmartesore, njëra prej të cilave me një grua që dyshohet nga autoritetet amerikane se ka lidhje me inteligjencën kineze.

08:37

Me sytë katër

PAPARAZZI