Flash

Tjetër lëvizje në Policinë e Shtetit, shkarkohet drejtori i qarkut Gjirokastër

Lapsi.al 17 February 2018
Tjetër lëvizje në Policinë e Shtetit, shkarkohet drejtori i

Me emërimin e Ardi Veliut në krye të Policisë së Shtetit, kanë nisur të ndryshojnë edhe drejtorët e policisë në qarqe. Në më pak se dy javë janë së paku katër drejtorë të rinj në qarkun Shkodër, Lezhë, Tiranë dhe Korçë. Sa i përket Gjirokastrës, Lapsi.al mëson se është larguar drejtori Lorenc Panganika, i cili drejtonte policinë e Gjirokastrës që prej prillit 2017, pas ikjes së Aranit Arapit. Aktualisht drejtori i përgjithshëm, Ardi Veliu, ka komanduar si drejtor të policisë së Gjirokastrës, Koço Dafën, që deri më tani mbante postin e nëndrejtorit. Për momentin nuk dihet ende se kush do të jetë drejtori i ri i policisë së qarkut Gjirokastër. Emërimi i tij pritet të bëhet në ditët e ardhshme. Ndërkohë Lorenc Panganika do të emërohet drejtor policie në Korcë. Lëvizje në radhët e Policisë së Shtetit do të ketë edhe në nivele të tjera, ndërsa gjatë muajit mars do të nisë procesi i vettingut.

©LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Skandali miliardësh i Nvidia-s, çfarë po ndodh me gjigantin e AI dhe a preket Shqipëria

Skandali që ka përfshirë gjigantin amerikan të teknologjisë Nvidia çoi në dorëheqjen e themeluesit dhe drejtorit ekzekutiv, Jensen Huang, pas 33 vitesh në drejtimin e kompanisë. Vendimi, i konfirmuar zyrtarisht më 12 nëntor, vjen pas zbulimeve për marrëdhënie jashtëmartesore, njëra prej të cilave me një grua që dyshohet nga autoritetet amerikane se ka lidhje me inteligjencën kineze.

08:37

Me sytë katër

PAPARAZZI