Flash

Rama flet pas 'përplasjes' me Haradinajn: Nuk ka problem, unë kam bindjen time, ai të vetën

Lapsi.al 17 February 2018
Rama flet pas 'përplasjes' me Haradinajn: Nuk ka problem,

Qysh nga dita e djeshme, Rama ndodhet në Prishtinë për të marrë pjesë në festimet e pavarësisë së Kosovës. Ndërkohë, ai pa patur edhe një ‘përplasje’ me kryeministrin kosovar Haradinaj, ku ky i fundit postoi një status të ashpër kundër Ramës. “Edi Rama nuk ka çfarë të flasë për shpikjet politike në Kosovë! Le të merret me shpikjet e veta brenda Shqipërisë se i dalin boll” – shkruante Haradinaj. Kjo deklaratë e tij u pasua me një foto të postuar nga Rama në facebook, ku dy kryeministrat trokisnin gotat. Ndërkohë, Rama ka folur për Top Channel për marrëdhëniet mes dy vendeve, si dhe për debatet me homologun e tij kosovar.

I pyetur nëse e kapërceu ngërçin me Haradinajn, Rama përgjigjet: “Jo e kishim lënë darkën pas emisionit dhe nuk kishte asgjë për të sqaruar. Unë kam bindjen time, ai të vetën, nuk ka asnjë problem. Unë ashtu sikundër jam i drejtpërdrejtë kur flas, nuk e kam problem kur të tjerët janë të drejt për drejtë kur flasin. Nuk ka rëndësi fare, në fund fare se çfarë është thënë, rëndësi ka se çfarë do të bëhet. Unë uroj shumë që Ramushi do të bëjë gjënë e duhur dhe me kaq mbaron.”

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Skandali miliardësh i Nvidia-s, çfarë po ndodh me gjigantin e AI dhe a preket Shqipëria

Skandali që ka përfshirë gjigantin amerikan të teknologjisë Nvidia çoi në dorëheqjen e themeluesit dhe drejtorit ekzekutiv, Jensen Huang, pas 33 vitesh në drejtimin e kompanisë. Vendimi, i konfirmuar zyrtarisht më 12 nëntor, vjen pas zbulimeve për marrëdhënie jashtëmartesore, njëra prej të cilave me një grua që dyshohet nga autoritetet amerikane se ka lidhje me inteligjencën kineze.

08:37

Me sytë katër

PAPARAZZI